Vetëm unë e di
Vetëm valët e detit e dinë
Sa herë e kanë rahur bregun
Vetëm nata e din, sa erësirë ka
Vetëm unë e di sa ëndra
Sy çelë të kam ëndrue
Ti, as ke patur dijeni
Se dikush dridhet për ty
Kur e shoh shtatin tënde
Nga do që, shkon dritë lëshon
Paramendoj sikur të t’i lëmoj
Balluket e tua mbi ballin
Simetrikë si fusha e Myzeqesë
Çka do të më ndodhte, at çastë
Dyshoj, se nuk do të përjetoja
Mëngjezin me diell të ngrohtë
Nuk do të luftoja për jetën at çastë
Ndjenjat shuhen në bukuritë e parajsës
Dhe do të fluturonja me engjëllit
Të cilët me bashkuan me ty oj hyri
Oh, sa u çlirova nga peshat e shpirtit
Të cilat më zvaritnin si zvaranik
Si peshoja të pa ekuilibruara të jetës
Formën e braktisa,shpirti fluturon
Nëpër, gjitshsinë planetare
Nëpër rrugën e qumshtit
Ti më bën dritë,si ylli polar
Grimcat e meteorit, e lënë gjurmën
E më drejtojnë, nga ty planeti im
Strehim i jetës, padyshim regjenerim
Nexhat Bexheti