Vetëm vuajtje-Fatmir Pushi


VETËM VUAJTJE

FATMIR PUSHI

Rini e mbetur nëpër albume,

Shekulli nuk dha atë që duhet,

Ska më sinqeritet e ndërgjegje,

Njërzit janë bërë me shtat fytyra.

Në do që njërzit që ti njohësh mirë,

Bëjë me vetëdashje… një gabim,

Ulu në një vënd e prit të të shohësh,

Se si do të braktisin ……….të gjithë.

Ret ikin … .. e vitet ikin !……..

Një stuhi dimërore gugullon mbi ta,

Lotët tanë ….janë kthyer në avull,

Nga plagët e vështira që kemi kaluar.

Ikën nga e vjetra e përqafuam të renë ,

Na thanë se perëndimi është më mirë,

Por në të vërtet asgjë ska ndryshuar,

Uqërit vetëm ……ndryshuan lëkur.

Le të shohim në pelinën e natës,

Një reflektim i të kaluarës në erësir ,

Dhe jeta vazhdon me një turmë fytyrash

Dje na helmuan …..sot gjakun na pin.