Moj Shqipëri dhe ju shqiptar
nga Mëmëdheu largoheni ngadalë
do ta shihni edhe ju vet
në trojet nuk na mbet.
Shumë gjëra keni bërë
dhe ate me dëshirë
ndërtuat shumë shtete
veten e latë të nxirë.
Mëmëdheu qanë për ju
qanë dhe ate ditë e natë
çfarë jeni duke bërë
trojeve ua kthyet krahët.
Shqiptar! Mos mendoni se fitoni
ç’është kjo gjëmë e kjo hata
me këto vepra armiqtë gëzoni
e latë Mëmëdheun pa burra e gra.
Shqiptar! të kundërtën veproni
për të dashurin Atdhe
e shohim se zuzarët vjedhin
s’lanë gjë për ne.
10.09.2023
