Ardian Muça
·
Veten time e desha më pak..!
I zhgënjyer mes pritjes e etjes.
Dashurinë e shpirtit e derdha lumë.
Asnjëherë si fola ashpër vetes.
” Moj gërdallë,pse do kaq shume “..?!
**
Në një dhomë e në një guzhinë.
Gjëmon gjaku në aortë e remba..!
Të zë malli grykësh me capinë.
Currili i gjoksit,shkul telat me gjemba.
***
E desha ajrin,ujin,gjallesat e tokën.
Yjet, hënën xheloze e diellin plak.
Për njerëzinë peng e lashë kokën.
Dhe veten time e desha më pak?!
Copyright Ardian Muça!..