Veteranët e Ramicës figura të larta fisnike-Nga Dr.Bernard Zotaj


Ramica ka shumë veteran të LANÇ-it. Mjaft prej tyre pas Luftës së Dytë Botërore u larguan nga vendlindja dhe zunë punë në ushtri dhe detyra të tjera politike e shoqërore, por dhe të tjerë që shkuan pas fëmijëve të tyre, në vende të ndryshme të Atdheut. Ndërsa një pjesë punuan dhe jetuan në fshat gjatë tërë jetës.

Veteranët e Ramicës kudo ku janë gjendur kanë punuar me përkushtim dhe janë vlerësuar nga shoqëria, para viteve ’90 të shek. XX. Ata ishin të nderuar dhe të respektuar, si dhe vlerësoheshin për kontributin e dhënë në LANÇ. Me ardhjen e demokracisë, dolën ligje të reja, kështu që respektin ndaj tyre, veteranëve ju kushtuan ligjet si nr. 7874, datë 17.11.1994 dhe të ligjit nr. 8526, datë 23.9.1999. Në nenin 7 të ligjit thuhej se “Veterani i luftës kundër pushtuesve nazifashistë, si figurë e lartë e popullit dhe Atdheut, gëzon mbrojtje të lartë ligjore”. Në këtë periudhë nga mjaft veteran u plotësua dokumentacioni dhe u dërgua në MM, ku sipas ligjit ishte ngritur komisioni i Statusit të Veteranit. Nga kjo listë e madhe e veteranëve të Ramicës, po kujtoj ata që gjenden të rregjistruar në evidencën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe që kishin fituar “Statusin e Veteranit”, e që gjendeshin, pra jetonin ende në Ramicë.

-Bajram Xhezo Malaj, datëlindja 1931, nr. 563 dosje, nr. 184 vendim, datë 2 nëntor 2001, me dokument vlerësimi nga Komiteti Ekzekutiv për pjesëmarrës në terren gjatë luftës, për burg të bërë në Shqipëri dhe në disa vende të Ballkanit. Për vite ka qenë kryetar i Organizatës së Veteranëve të fshatit Ramicë.

-Bejaze Sinan Kokallaj (Pëllumbaj), datëlindja 1900, nr. 2326 dosje, nr. 144 vendim, datë 8 qershor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu, për pjesëmarrës në terren dhe ndihma të dhënë në trasportim municioni gjatë luftës. Burri i saj Tare Kokallaj, dëshmor i Atdheut.

-Feride Lame Dervishaj, datëlindja 1917, nr. 794 dosje, nr. 15 vendim, datë 14 nëntor 1995, dokument vlerësimi nga Komiteti Ekzekutiv për pjesëmarrje si partizane në BrVS. Shtëpia e Dervishe ka qenë bazë e luftës.

-Ferik Hazbi Dervishaj, datëlindja 1913, nr. 795 dosje, nr. 15 vendim, datë 14 nëntor 1995, dokument vlerësimi nga Komiteti Ekzekutiv për pjesëmarrje si partizan në BrVS, shtëpi bazë e luftës, dekoruar me medaljen e Kujtimit.

-Gjeçan Veiz Burhamaj, datëlindja 1926, nr. 2511 dosje, nr. 127 vendim, datë 3 nëntor 2000, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS.

-Gjysho Xhezo Malaj, datëlindja 1917, nr. 2562 dosje, nr. 128 vendim, datë 16 nëntor 2000, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në batalionin territorial gjatë luftës.

-Hajri Beqir Zotaj, datëlindja 1918, nr. 2799 dosje, nr. 155 vendim, datë 1 mars 2002, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në batalionin territorial gjatë luftës.

-Hajro Xhezo Malaj, datëlindja 1921, nr. 1906 dosje, nr. 61 vendim, datë 13 qershor 1997, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS.

-Hamdi Lame Sulçaj, datëlindja 1912, nr. 2435 dosje, nr. 146 vendim, datë 19 tetor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në batalionin territorial gjatë luftës.

-Hidare Metush Bocaj, datëlindja 1900, nr. 2452 dosje, nr. 147 vendim, datë 26 tetor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në terren dhe në trasportim municioni gjatë luftës.

-Hurma Idriz Bocaj, datëlindja 1900, nr. 468 dosje, nr. 31 vendim, datë 15 mars 1996, dokument vlerësimi nga Instituti i Sigurimit, për pjesëmarrës në terren dhe në shtëpi bazë të luftës.

-Hydo Meçan Caushaj, datëlindja 1926, nr. 2661 dosje, nr. 144 vendim, datë 8 qershor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje si partizan në BrVS dhe shtëpi bazë e luftës.

-Hyqmet Zoto Zotaj, datëlindja 1915, nr. 2089 dosje, nr. 128 vendim, datë 16 nëntor 2000, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në forcat territorial të fshatit dhe shtëpi bazë e luftës.

-Hysni Lulo Bocaj, datëlindja 1912, nr. 1297 dosje, nr. 112 vendim, datë 28 prill 2000, dokument vlerësimi nga Komiteti Ekzekutiv për pjesëmarrje si partizan në BrIS dhe dekoruar me medaljet e Kujtimit e Trimërisë.

-Iljaz Hajro Lekaj, datëlindja 1920, nr. 1527 dosje, nr. 33 vendim, datë 12 prill 1996, dokument vlerësimi nga Dega Ushtarake për pjesëmarrje në BrXII.

-Islam Veiz Burhamaj, datëlindja 1920, nr. 1427 dosje, nr. 32 vendim, datë 25 mars 1996, dokument vlerësimi nga Dega Ushtarake për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS.

-Islam Mystehak Hoxha, datëlindja 1920, nr. 34 dosje, nr. 15 vendim, datë 14 nëntor 1995, dokument vlerësimi nga Dega Ushtaarke për pjesëmarrje si partizan në BrVS dhe luftime deri në Jugosllavi gjatë luftës.

-Jakup Feta Malaj, datëlindja 1899, nr. 2482 dosje, nr. 147 vendim, datë 26 tetor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në forcat territorial të fshatit gjatë luftës.

-Kamber Shaban Ajazi, datëlindja 1920, nr. 1338 dosje, nr. 32 vendim, datë 25 mars 1996, dokument vlerësimi nga Dega Ushtaarke për pjesëmarrje në terren gjatë luftës.

-Muço Lame Sulçaj, datëlindja 1921, nr. 1245 dosje, nr. 27 vendim, datë 2 shkurt 1996, dokument vlerësimi nga Komiteti Ekzekutiv për pjesëmarrje partizan në çetën “Plakë” dhe më pas në BrVS, ka bërë luftime në Jugosllavi, si dhe ka medalje të luftë dhe të punës.

-Muharrem Mato Kokallaj, datëlindja 1922, nr. 1107 dosje, nr. 32 vendim, datë 25 mars 1996, dokument vlerësimi nga Dega Ushtarake për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS, dekoruar me medaljen e Çlirimit.

-Muho Spaho Bocaj, datëlindja 1900, nr. 2451 dosje, nr. 146 vendim, datë 19 tetor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në forcat territorial gjatë luftës.

-Nazër Sulejman Burhamaj, datëlindja 1915, nr. 1167 dosje, nr. 31 vendim, datë 15 mars 1996, dokument vlerësimi nga Instituti i Sigurimeve për pjesëmarrje në terren, me batalionin territorial, dekoruar me medaljet e Trimërisë, të Çlirimit dhe të Trimërisë.

-Neki Shefit Zotaj, datëlindja 1927, nr. 2816 dosje, nr. 161 vendim, datë 24 maj 2002, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në rininë komuniste dhe në terren gjatë luftës.

-Novruz Murat Liçaj, datëlindja 1918, nr. 2541 dosje, nr. 128 vendim, datë 16 nëntor 2000, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje si partizan në BrXXS.

-Qendro Hajro Lekaj, datëlindja 1926, nr. 1390 dosje, nr. 32 vendim, datë 25 mars 1996, dokument vlerësimi nga Dega Ushtarake për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS dhe dekoruar me medaljen e Çlirimit.

-Shaskë Avdi Bocaj, datëlindja 1902, nr. 2396 dosje, nr. 145 vendim, datë 12 tetor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS dhe shtëpi bazë e luftës.

-Shefizane Hetem Varfaj, datëlindja 1912, nr. 2477 dosje, nr. 127 vendim, datë 3 nëntor 2000, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në terren gjatë luftës deh shtëpi bazë ku është strehuar shtabi i BrVIS.

-Sibe Shefit Zotaj, datëlindja 1920, nr. 1677 dosje, nr. 33 vendim, datë 12 prill 1996, dokument vlerësimi nga Instituti i Sigurimit për pjesëmarrje në terren gjatë luftës dhe shtëpi bazë e luftës. Baba ii saj Shefit Xhafa dëshmor i Atdheut i vitit 1920.

-Sinan Hamit Pëllumbaj, datëlindja 1880, nr. 2248 dosje, nr. 144 vendim, datë 8 qershor 2001, dokument vlerësimi nga Muzeu për pjesëmarrje në terren dhe të interrnuar në kampet e përqëndrimit gjatë luftës.

-Xhevdet Kamber Sulçaj, datëlindja 1917, nr. 31 dosje, nr. 5 vendim, datë 14 nëntor 1995, dokument vlerësimi nga Dega Ushtarake për je si partizan në BrVS dhe dekoruar me medaljen e Kujtimit.

-Xhevdet Xhezo Malaj, datëlindja 1926, nr. 747 dosje, nr. 14 vendim, datë 14 nëntor 1995, dokument vlerësimi nga Dega Ushtarake për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS dhe në luftime deri në Jugosllavi gjatë luftës.

-Yzeir Çelo Lekaj, datëlindja 1922, nr. 1170 dosje, nr. 31 vendim, datë 15 mars 1996, dokument vlerësimi nga Dega Ushtaarke për pjesëmarrje si partizan në BrXIIS dhe dekoruar me medaljen e Çlirimit.

-Zeno Shaskë Shaskaj, datëlindja 1980, nr. 1244 dosje, nr. 27 vendim, datë 2 shkurt 1996, dokument vlerësimi nga Dega Ushtarake për pjesëmarrje si partizan në BrIS, shtëpi bazë e luftës dhe dekoruar me medaljet e Çlirimit dhe të Trimërisë.

Të gjithë këta veteran të nderuar, por dhe të tjerë jetuan, punuan dhe lanë gjurmë në fshatin Ramicë. Tashmë ata janë në përjetësi, por detyra jonë është t’i kujtojmë dhe të përulemi me dinjitet dhe respekt për vlerat që na dhanë në jetë si pasardhës. Vazhdimi i rrugës së tyre është një mision që duhet ta përmbushim, për të ruajtur dhe ngritur me meritë vlerat e LANÇ-it, në këtë 80 vjetor të çlirimit të Atdheut. Kështu i kujtojmë dhe i nderojmë në përjetësi.