Veteranit të UÇK-së-Murtez Asllani


(Bekim F. Mehmetit-Zharava)

U rrit në Vojnoc

një trim dhe burrë

armikut gjakpirës

s’iu frikësua kurrë.

Gjithnjë i përndjekur

për vepër atdhetare,

mori pjesë n’protesta

për t’drejtat shqiptare.

N’pranverën e 1998-tes

Bekimi bashkë me shokë,

n’ Zonën e Nerodimes

do të jenë tok.

N’policinë ushtarake

Zharava shërbeu,

në shumë beteja

rrethimin shpërtheu.

Veshja ushtarake

sa i kishte hije,

Bekim Mehmeti-Zharava

ti ushtar lirie.

Furnizonte shokët

me ushqim e armatim,

je gjithmonë i gjallë

o luftëtar trim!

Heroizmi yt

kurrë nuk do t’harrohet

me armiqtë e vendit

trimërisht luftove.

Vdiqe shumë i ri (2015),

por ne të kujtojmë

dhe pëgjithmonë

ne do të nderojmë.

Është ky Bekmi

një trim i rrallë

që populli i kësaj ane

e kujton me mall.

Kosova ka emër

dhe quhet Republikë,

në atdheun tonë

me jetojmë pa frikë.

Pusho i qetë

në tokën e Dardanisë,

kurrë s’do të harrohesh

o trim i lirisë!

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 46

Të gjitha reagimet:

3Murtez Asllani, Hajriz Fazliu dhe 1 tjetër