nuk e di në cilën stinë mendimesh ke ndalur,
nuk e di ku frymën ke mbajtur e ku ndjenja ka pasur nevojë për ty.
Por e di,
dielli i zemrës gjithmonë e gjen rrugën mes reve dhe derdh mirësi.
që pas çdo stuhie,
ylberi del e shpirti qesh sërish.
Vetja ime,
humbur stinëve mendimesh,
rilindur motiv dashurish…
