VETMI
O Perëndi…
Sa ngulmuese vetmia sonte..
Si rob më mbërtheu në kthetër
Fillikat, në kulmin e heshtjes.
Oh, sa çudi
Edhe pse i dhashë ç’ kërkonte
E gostita me verë të vjetër
Pse akoma s’ e jep dorëheqjen?