Vetmia e një nëne-Nexhat Nallbati


Jeton diku në një fshat,

Një nënë e vetme fillikat,

Plot halle e derte jetën e kalon,

Buza nuk i qesh, ajo nuk gëzon.

Pati ajo burrë dhe fëmijë plot,

Por jetën me t’a se jetoi dot ,

Fëmijët u rritën,ata u martuan,

Nënën e lanë vetëm,në mërgim shkuan.

Sillet vërdallë nëna nëpër shtëpi,

E varfër s’është por asgjë si hyn në sy,

Ashtu e vetmuar në portë ajo qëndron,

Me veten llafos, sytë i mbushen me lot.

Çdo ditë veshët ngrehur nëna i mban,

Një zë pret të dëgjojë, t’i flasë nga larg,

Në vetminë e saj çdo ditë me vete flet,

Vetmia e pleqërisë çdo ditë po e tret.