Vetmia-Nexhat Bexheti

Vetmia
Hej vetmi hej, e burgosur qofsh me pranga
E ke hijen e tavaneve me marimanga
Trishtuese si fytyra e Shamanit duke uluruar
Si fytyrë e mrolosur e xhepave të zbrazura.
Hej vetmi hej, je e shkretë si poli i veriut
Mornicat, i’a ngrinë lëkurën trupit të njeriut
I ngjanë rrënojave të tërmetit tektonikë
Të kisha lutur, sa më parë nga këtu me ikë.
Ti as që mendon me ikë, të kanë përqafuar
U, je bë pjesë e jetës, jeta ka me i mallkuar
Metastazon, e qetë në mendjen e brezit të ri
Të pavetëdijshëm,se nënshtrohen nga ti.
Nexhat Bexheti