Vetmia që të” vret” ngadalë-Nexhat Nallbati 


VETMIA QË TË” VRET” NGADALË

Jo më larg se sot në mëngjes,

Një moshatar takova në qytet,

E pashë të mërzitur të humbur fare,.

Me gjysëm shpirti fliste ngadale,

E pyeta çfarë ke pse je i hutuar ?

Ç’të mos jem më tha,fëmijët më janë larguar,

Kam mbetur i vetëm s’kam me kë të flas,

Nuk kam një njeri zemrën t’ia hap.

Më tutje ai bisedën vazhdoi,

Si erdhi kjo kohë, kështu kush na ndëshkoi !

Fëmijë të kesh, pa fëmijë të jesh,

Pse ndodhi kështu, a mund t’a gjesh ?

Mëndja aspak nuk na kishte shkuar,

Që do mbeteshim vetë, jetën për t’a jetuar !

Vitet ikën e shkuan,pleqëria na ka zënë,

Fëmijët u larguan,në vetmi na kanë lënë.

Këtë “ndëshkim” se kishim menduar kurrë,

Malli për fëmijët të na djegë kaq shumë !

Vetmia në pleqëri, plagë e rëndë qënka,

Këtë se meritonim,ajo shpirtin t’a marka.

Në bisedë e sipër, unë desha t’a qetësoj,

Por ishte e kotë, ai bisedën më tutje vazhdoj,

Më thuaj ti, si mund të jetoj unë o burrë ?

Kur fëmijët ikën dhe s’do kthehen kurrë !

Biseda jonë papritur këtu u ndërpre,

Fjalët e shokut më rranë si një rrufe,

Nga sytë e mij ca pika loti rranë mbi faqe,

Si ky burrë ka shumë të tjerë,thashë me vete.

Këtë vetmi askush se kishte menduarë,

Ajo të lodh shumë dhe të “vret” ngadalë.

19 Qershor 2023.