Vetmia si tematikë parësore-Nga:Isak Ahmeti


Nga:Isak A H M E T I

       

I.PURGATOR I SHPIRTIT

Hire të vetmisë , përsiatje poetike , poemë e shkruar me shumë elegancë dhe përkushtim nga Anton Nikë Berisha botuar nga Argeta LMG  , Tiranë ,2022 fq.64.

Këtë libër ,të cilin autori ma ka dhuruar me dedikim , për çka e falënderoj nga zemra , e kam lexuar ngadalë dhe me shumë përkushtim edhe për faktin se kjo vepër , e hartuar me elegancë poetike në 35 tingëllima , shquhet jo vetëm me vetminë si tematikë parësore por edhe me dendësinë e imazheve  ,dhe si e tillë,të mbush plot frymë, plot hire , plot persiatje, plot mendime për vetminë,  që për poetin është ,siç e ka theksuar edhe Albana Alia , emër i njohur në ketrat shqipe ,   një lloj purgatori  i shpirtit , periudhë pastrimi mëkatësh , shfajësimi  dhe nisje drejt përvujtërisë.

———————————————-

Jo rastësisht autori , Anton Nikë Berisha,  librin e tij e ka pagëzuar :HIRE TË VETMISË , persiatje poetike , që n’esencë ka një kuptim shumë domëthënës dhe një simbolikë të veçantë.Gjatë leximit të këtij vëllimi që kërkon vemendje”vetmie” në leximin e vargjeve , m’u kujtua një ese imi me titull:VETMIA DHE KOMUNIKIMI , botuar te Rilindja në vitet e 70-ta.Dhe thash:Vetëm në vetmi krijuesi i mirë arrin të krijojë vepra të mirëfillta letrare-artistike ,siç ka ndodhur edhe me poetin Anton Nikë Berisha, vepra e të cilit ka temë parësore vetminë , me plot persiatje , që shprehen me një larmi burimore gjuhësore , që të falin një shije të harruar të gjuhës së pasur poetike të kultivuar që nga Ndre Mjeda e deri tek autori për të cilin po flasim.

Në këtë vepër  poetike që është e veçantë dhe me shumë vlera , poeti ka derdhur  gjithë aftësinë e tij krijuese poetike-filozofike , por edhe dijen dhe pasionin(Beatriçe Balliçi), për vetminë që nuk është vetëm vuajtje por edhe virtyt i njeriut dhe botës njerëzore.Këtu autori , me një kujdes dhe finesë të veçantë , në 35 tingëllima , ia ka adresuar poetikisht dhe filozofikisht ,ndjenjës (hireve , shtjellave ) të “vetmisë”.Dhe kjo e bën veprën polivalent edhe për faktin se vetmia , siç dihet , mund të jetë një dënim i tmerrshëm por edhe një shpëtim i mrekullueshëm(Timo Merkuri).

Ky  vëllim poetik , siç ka vlerësuar me të drejtë  Timo Merturi , kërkon vemendje vetmie në leximin e vargjeve  , kërkon meditim  mbi vargjet për të kuptuar strukturën e mendimit të formatuar në strofa katër dhe tre vargje dhe mbi të gjitha kërkon një kulturë leximi dhe një nivel të lartë kulturor të lexuesit.Vetëm kështu mund ta ndjesh finesën artistike , aromën dehëse  poetike dhe elegancën e ecjes së mendimit nëpër vargje.Te ky libër ,shprehja “poezia është për elitën” shndërrohet në formulimin “sonetet janë për supër elitën”(T.Merkuri).

III.MAGJIA E FJALËS E VESHUR ME ART

—————————————————————

Në këtë vepër poetike kemi magji fjalësh.Dhe kjo  magji fjalësh eshtë veshur me art .Prandaj nuk është e tepërt të ritheksohet se vepra është e mbrujtur jo vetëm me dendësinë e imazheve por edhe me shprehimësimë në përgjithësi.

Vargjet e këtij libri ,në shumicën e rasteve,  dhurojnë ekstazën e imazheve sublime në drejtimin vertikal ku levizja kozmike projekton ndjenjën më të lartë të lumturisë në brendësinë  dhe shpirtin e poetit:

“Vrundullimë e ankthshmeqë synon

bredhjen nëpërv  zgafelle e humbëtira

e tevona lartësohesh deri përmbi re

që ta pushtosh dritësimin e pakapshëm”.

Falë vetmisë  dhe dhimbes ,poeti Anton Nikë Berisha ,ka arritur të takohet me vetvetën për ta shmangur pikëllimin  dhe kështu i është kthyer jetës së murëfilltë:

” Bekim i heshtur i ringjalljes ,i përtëritjes

frymëmarrje e paqësuar në shtresa thellësore

për t’i shmangur vrundujt e pikëllimit”.

Vetmia në vargjet e këtij libri të Anton Nikë Berishës jo rrallë ka përfituar kuptime të shmëfishta përmes figurave të shumta e të skalitura me shumë mjeshtri siç janë:metafora ,personifikimi  , epietet , metonimia etj.

Poeti ka ditur këtu të krijojë vargje-strofë emblemë-lapidar poetik siç është p.sh.:

“Linde  me pafundësinë e kohëve

e Hyji të veshi me fshehtësi të pafund

siç veproi me dashurinë  , vdekjen…”.