Vetmi!!Natasha Ilia Çuro


VETMI!!

Vetminë kam filluar të dua..

Dhe pse në të ska fjalë..

Vetmia mikja më e dashur për mua..

E heshtur ajo hyri në shpirtin im ngadalë…

Vetmia nuk më ka braktisur,

Ndihem mirë me veten në monotoni..

Në zemër diç e shënjtë më është gremisur..

Heshtjen vetminë kam për shoqëri…

Ah Vetmi ti mikja ime pagojë,

Si munde ti që shpirtin tim të plagosur..

Kaq ëmbël më shërove kur të kisha nevojë…

Tani me heshtjen miqësi vendosur…

Vetmi ti plagët që dhëmbnin më mbyll..

Ti mikja ime e veçantë e ngushtë,

Dola nga guacka që mbyllet një kërmill..

Ti hesht unë qesh e pi një gotë verë me musht…