Vetminë mos e prano kurrë-Nexhat Nallbati


Vetminë kurrë s’e kam bërë shoqe,

E përze atë kur më troket pa dashje,

Kur fizikisht i vetëm mbetem unë,.

Vetmia s’më çudit, s’më tremb kurrë.

Pazar me vetminë mos bëj o njeri,

Ajo kur të vjen, me ty kërkon shoqëri,

Lëviz nga vëndi, mendimin zgjoje,

Çfrytëzo çdo mundësi që ke rreth teje.

Koha është Flori, ikën dhe s’kthehet më,

Shfrytëzoje mirë dhe mos luaj me të,

Njeriu i vetëm s’duhet të mbetet kurrë,

Brenda qënies së tij,ka mundësira shumë.

Mendimet e zhubrosura, largoi nga vetja,

Ato të mbajnë në vënd, s’bën dot përpara,

Vlerësoje vetminë si një shtrigë e keqe,

Ajo të veçon nga bota,të bën dembele.