Vexhi Buharaja-Kudret Selamaj


Me rastin e 104 vjetorit të lindjes ,po e dërgoj përsëri në facebook.

Dje,u bë konkursi “Vexhi BUHARAJA” unë u paraqita me 27 poezi por ,kuptohet nuk fitova…

Këtë ua kam dërguar në 100 vjetor më 2020 ,por as atëherë…

Vexhi Buharaja :

( Berat 12.05.1920–05.07.1987) ka qënë letrar,orientalist,epigrafist dhe përkthyes nga osmanishtja e persishtja , njihte disa gjuhë të tjera , i. dënuar nga regjimi komunist.

Vija për te qethur, dilja i ngjethur.

Njeriu i ditur, Vexhi Buharaja !

Një tryezë, te cepi e ngjeshur.

Sa e vogël , po halle të mëdhaja !.

Kuajt e fortë ,kur duan t’i bëjnë zap.

Pengec hekuri, u vënë në këmbë .

Pranga me ndryshk , duart në kllap..

Të therë ,gjer majë kokës të dhëmb !…

Hapje sirtarin, të hidhje lekët .

Si derë biruce, kërcet brava?

Ç’të kujton, ky tingull i hekurt ?

Me byzylyk, dy duart me pranga..

Gjuhën shtrëngoje “:- kafsho ca gjëra”!

Sa herë e ke ndjerë, veten pisk !

Gërricte, grinte, gërr-gërr gërshëra .

Dhe ndrinte përpjetë, i shkreti brisk!

Në s’e njihnit, e keni parë o njerëz !

Te berberat, një biletaprerës…

Aty ku koka , qethej,kare….

Ku fshesa fshinte flok përdhe….

Qeroje qimet,prej qeskës, së bukës.

O thesar, i flakur anës rrugës !…

Për fjalën e lirë, kohë të vrazhda.!..

Burg kishje brënda ,e burg përjashta !…