Vezullimesh të bardha-Kasam Shaqirvela


Prej vitesh, ndër mote të këqia

Dhe fjalët e rënda prej gurit

Mbi shpatulla ç’i ranë Lisit…

Sa s’i mbajti as hija e burrit.

Shëtitet bjeshkëve dhe krahneza

Ku shqiponjat maten logut të qiellit

U dynden karpatesh re të zeza

T’ua zënë rrugën rrezeve të Diellit.

Po udha e dritës është hyjnore

Nuk mbyllet për bijtë e Hyllit

Ajo dë të shkëlqejë prore…

Vezullimesh të Bardha prej Yllit.