Vijimësi Nga Janko LL.Pali, “Mesues i merituar”(1897-1994)


Vijimësi

Nga Janko LL.PALI, “Mesues i merituar”(1897-1994)

Nje tjeter material letrar, (ne pese fletore) i mbledhur, hulumutuar, sistemuar dhe arshivuar me kujdes, ato datojne vitin 1936-37, ne pese fletoret e mire mbajtura, ruhen ne gjendje shume te mire me shkrim dore me boje e pene, nje mori e madhe:

Mejtimesh

Talljesh

Zgjuetish

Anekdotash

Marrezish

Çudirash

Endrash.

Barsoletash

Konkretisht:

Fletorja Nr.139 e viti 1936 ka 639 cope.

Fletorja Nr.140 e vitit 1936 ka 690 cope

Fletorja Nr. 141 e vitit 1937 ka 550 cope

Fletorja Nr.142 e vitit 1937 ka 639 cope

Fletorja Nr. 143 e vitit 1937 ka 415 cope

—————

gjithesej 2933 cope

( Ekspozoi per ju, i biri Petraq J Pali,

ne Mars 2003,USA)

===========================

Anektoda :

Mbledhur nga Janko Pali

Po si moj bije ke njerke ti ?

Po zoteri!

Sa fatkeqe qenke.

Bah ! JO edhe aqe shume zoteri.

Pse ?

Sepse im ate eshte me keq, se njerka ime eshte gruaja e tij.

=======================

Tani qe te martuam o bija ime perpiqu e mesohu te behesh durimtare.

Po o nene, do mesoj te duroj deri sa te kuptoje burri im qe do behet ajo qe them une e jo mendja e tij !

==============================

Ajo ! Te lutem shume t’a mbash te fshehur edhe pak lajmin e fejeses sone.

Ai ! Me kenaqesi vetem lejome t’ja them nje mikeshe.

Ajo ! Perse ?

Ai !Se ajo neperke me tha dikur se nuk do gjeja dot.. nje budalleshe qe te martohej me mua!

==================

Te gjitha grate or mik duan dru. Une per nate ate pune bej. Po ti ?

Une kurre s’e kam goditur gruan time

Si keshtu ? Eshte engjell i vertete ?

Bah ! JO. po ajo eshte me e forte nga une.

======================

Dentisti te birit !

Mos prish paret i dashur, se ti nuk e di me sa dhembje dhembesh dalin ato !

=========================

Kush shlyen borxhet pasurohet !

Me kthen pra te dyqind leket qe me ke.

AH JO ! se une nuk dua te pasurohem.

==============================

Kjo kapello me ben 10 vjet me te ri !

Po sa vjec je ?

27 !

Me kapello a pa kapello ?

============================

Nga dhiata e nje te vdekuri.

I le gruas sime te pa ngushulluar gjysmen e pasunis.

Pse i thote te pa ngushelluar pyet nje cun ?

Sepse i le gjysmen e pasunis vetem.

=================================

Cuni—Neno, mesoma pak si t’a perkthej kete pjese nga Latinishtja.

Nena—Po une nuk kam mesuar latinisht.

Cuni—Oh sa te mire i paske pase prindet e tu !

=============================

Po atje ne Sahare nuk kishte si teper vape…

Jo se e zgjidha keshtu, kisha mare me vete dy dyer dhe i vinja karshi njera tjtres, dhe i lija hapur te bente korent!

====================

Dikush Ju ka share z deputet !

Deputeti ! Bah atij s’i kam bere ndonje te mire dhe habitem pse me shan ?

#########################

Mblodhi e pershtati Janko LL PALi, jane pese fletore me 6000 e ca anektoda tallje etj…

(Ruhet autoresia dhe pershataja !______pjp)