Vijimësi nga Janko LL.Pali


Vijimesi nga Janko LL.Pali

arshiva

_ridergim_ nga Petraq J.Pali

Shenimi im pJp.

Para disa vitesh botova me shpenzimet mia familjare, duke ju a bere dhuarte bashkefshatareve te mi qeparotas si edhe miqve te mi kudo ne bote,librin “Historiku i Fshatit Qeparo” me autor tim ate Janko LL Pali, “Mesues i Merituar, ku me te drejte shkrimtari Agim Bacelli i cili i beri nje analize te thelle librit e quajti “Bibla e Bregut te Detit”.

Pikerisht keto dite une duke germuar ne arshiven e shumte te kesaj krijimtarie te tim eti, gjeta kete shtojce per ate Historik ne nje fletore te vecante.

Mbasi libri u botua e une s’kam sesi te shtoj keto fragmente,por e gjeta te udhes gjithsesi ta bej te njohur nepermjet iternetit , per ata qe e kane lexuar librin,duke menduar se eshte me interes.(Kush e ka librin mund ta printoje kete fragment shtojce)

Sinqerisht

pjp

Shtojce ne “Historikun e Qeparoit”

Nga JANKO LL PALI, “Mesues i Merituar”

Qershor 1983.

-Ne kohen qe po rrija pa pune ne shtepi, pas ardhjes sime ne prandveren e vitit 1921 nga kurbeti, se dyti e tashi nga Franca, u be bashkimi i Krahines sone me qeverine qendrore te Tiranes, ne baze te mareveshjes qe u be aso kohe ne Korfuz, midis perfaqesuesve te Shtetit Shqiptar dhe te atyre te “Krahines Autonome” te Himares , qe nen kryesine e Niko Spiromilos, te vellaut te majorit te gjendarmerise Greke Spiros, qe me 5 Nendor te vitit 1912, zbarkoi ne Spile te Himares me nje fuqi te vogel andartesh Greke dhe pushtoi fshatin e Himares, ku qendronte nje garnizon i vogel Turk, vendosur tani ky aty, kerkoi dhe parite e fshaterave te tjera te krahiines qe dhe vane e u lidhen me te e u dorezuan ndaj pushtimit Grek.

Kjo ndoshta plotesonte dhe deshiren e ndonje pjese te mjafte te popullates se krahines qe kish qene e helmatisur per nje kohe te gjate prej shkollave Greke dhe prej propagandes se kishes me Patriarkanen e Stambollit ne krye.

Zbarkim ne Himare u sherbente mire edhe familjes se Mile se do te u praroste tash e tutje bllastronin e veshkur me te idese se tyre fillogreke,po dhe mb’ane tjeter do sherbente luftes se Greqise si nje diversion per luften qe behej ne ate kohe ne malet e Janines, Bizhan, Shen Nikoll,Manolase, per te pushtuar ate qytet, qe jipte preludin e ndonje zbarkimi te dyte me te rrende aty, me qellim qe t’u merte krahet e ushtrise Turke qe mbronte Janinen dhe ta vinte ne mes dy zjarresh.!

Po zbarkimi dhe pushtimi i krahines prej grekerve dha shkas qe te mos shifej me sy te mire prej nje pjese te shendoshe te popullit vendit, e cila shifte ne te nje ngjarje jo fort interesante per vendin se do çonte ne armiqesimin e fshaterave tona me te gjitha fshaterat muhamedane, prej te cileve krahina jone eshte e rrethuar !

Ne fshatin tone Mico Leka , krushk me Miljat e Himares u shfaq i kundert per pasojat qe mund te kishte me vone ! Po ashtu edhe Nine Guma po keteje, per te treguar mos pajtimin e tij vuri mbi koke te tij nje qylaf te bardhe dhe doli me qafe, si shenje proteste per greqizimin e vendit me de fakto pushtimin e tij nga Greku, qe ne Qeparo e deri ne Palase !

Po majori dinak Grek, luajti nje politike te pershtateshme dhe filloi te organizoje organiken e pushtimit dhe vendosi ne cdo fshat nga nje person te tijn si kryetar te garnizoneve qe do sherbenin per te ruajtur vendin karshi ndonje te keqe nga jashte krahines.

Ne fshatin tone vuri Polimer Polon qe e kish kunat burre motre, ne Dhermi caktoi Simo Zhupen qe e kish vella te s’ emes, ndersa ne Vuno mund te mbeshtetej ne Spiraj me te cilet ishte krushk se vellai Jani ishte dhenderr ne ate familje ! Me vone edhe ne Kuc (se arriti deri atje) pati caktuar si kryetar te bashkise Kadri Gjoleken nga familje e degjuar te atij fshati. Ne Himare vete, i ishte kundershtar Dhimiter Andruci (+1924), Dr Jani Rrexhua dhe Mico Karaj qe s’kishin qene askurre pajtuar dhe me pare me familjen e Milo Janit, atit te tij.

Kohen e pare te pushtimit ata te tre treguan mos pajtimin e tyre me te, tuke mos i shkuar per t’a mirseardhe siç bene gjithe te tjeret,po “mysafiri” pushtues, dinak sic ishte, po dhe ne interes te ndermarjes qe kish filluar, mbas pak kohe filloi e mikloi se donte te miratohej nga te gjithe inisiativa qe pati marre dhe politikisht, po dhe per te fituar mall e lavde dhe te ngrinte prestigjin e familjes qe nuk ishte me ne pajtim me pretesionet e saj si oxhak, per aktivitet te ploget shoqeror te atit te tyre, Milos !

Keshtu qe Dr, Rrexhon e miqesoi tuke e aferuar e pranuar si mjek zyrtar ne vend po dhe per nevojat e detashmentit ( s s’kishte dhe tjeter). Dhe Mico Karane e emeroi drejtues zyres te Doganore te Spilese ! Thohet se dhe djalit te ketij i dha burse, e keshtu ja mbylli gojen , vetem Dhimiter Andruci nuk deshte askurre te pajtohej me te dhe mbajti nje qendrim krenar tuke mos ju afrruar askurre …oborrit te tij ku interesi dhe dallkautlleku kish terhequr polemin e vendit !

Ne fshatin tone kur u informua se krushku Leka ish shprehe keq, e mor me te mire dhe i emeroi djalin Polo si doganjer ne limanin e Kastrise, ashtu si dhe dhenderin e tij Mico Dhramin si roje dogane !

Theotoq Spirogjika nga fshati jone, tyke pare ketu nje lloj akraballeku, si shenje proteste, thone se qelloi me pushke, drurin, ku varej flamuri i Greqise ne Kastri dhe nga kejo u emerua edhe ky gjithashtu roje dogane ! Te tre keta tanet, e mbajten detyren dhe me vone kur ushtrite dhe pushteti grek u larguan definitivisht nga vendi, shkuan dhe ata ne Greqi ku e ushtruan per gjithe jeten e sa dualen ne pension me ate pune.

Po organizimi civil nuk mjaftonte ne krahine qe ta bente pushtuesin te arrije qellimeve qe pati . Ishte nevoja te organizonte dhe mbrojtjen e vendit dhe te sigurohej nga ndonje sulm eventual te popullsise muslimane te fshaterave per rreth te Kurveleshit e te lumit te Vlores qe nuk e pane me sy te mire ardhjen e Junanit ne afersi te vatrave te tyre, dhe mobilizoi pjesen me te madhe te popullsise, e armatosi dhe i urdheroi qe çdo fshat te ruaje kufite e veta me çeten e vet ! Ketu u ngarkua si komandant çete Polimer Leka, vellai i dhenderrit te tij Naqes, qe bashke me Jani Milon te vellane e pushtuesit, kaluan tere dimrin e vitit 1912 ne malin e Çorre, bashke me nje rreshter te ushtrise greke te rregullte, si komandant zyrtar, qe me vone rasti e solli qe t’a njoh me grade nen/kolonel komandant ne kampine perqendrimi ne Pire sic me ngjasi !

Krahina pra jone, e pushtuar dhe e organizuar tani per mbrojtje me elementin vendes, qe ishte shtuar, se me thirjen per shpetim te “Partridhes”

qe kish pase drejtuar pushtuesi, nje sasi e konsiderueshme “patriotesh” ne mergim ne Greqi, France a gjetke, kishin ardhur dhe ishin inkuadruar ne çetat e ngrehura, nuk vonoi dhe priti sulmin e pare te Laberve qe ne Janar 1913, nje sasi e konsiderueshme bashibuzukesh nga fshaterat rreth dhe nga lumi i Vlores sulmuan Pilurin , taborrin mbrrojtes te tere jetes se Himares ! U luftua atje nje dite e nje nate dhe me gjithe se fuqite e vendit qene te pakta, ne krahasim me ato te sulmuesve, keta nuk munden te depertonin dhe, pushtuar Pilurin te vareshin poshte e te benin te tyre ne qendren e “epikratise se Spiromilos”. U derdh aty gjak Lab dhe u plagos ndonje nga tonet dhe andarti Kacigari nga Kreta.

Shpallja e indipedences se Shqiperise me 28 Nendor te atij viti, d.m.th. njezet e tri dite pas pushtimit grek te krahines sone, nuk u duk se trazoi shume pro, vendin,se s’u duk ndonje shenje a ndonje ngjarje qe te tregonte ndonje send per te shenuar!

Vlora me Ismail Qemalin merrej me organizimin e shtetit te rrishtas shpallur te pavarur…ndersa bregdeti vazhdonte te mbroje kufite nga rreziku eventual i ndonje sulmi tjeter me te rrezikshem se, me entusiaste tani kur vendi u shpall i pavarur, kufit pra ruheshin me kujdes nga veriu dhe nga lindja, ne nje ndeshje te rojeve tona ne qafen e Llogorase ishte vrare Kosta Jani nga Himara me dy tre shoke nga Leberit e asj ane !

Pushtimi i Janines ne shkurt te vitit 1913, qe nje ngjarje me rendesi se tani s’mbetej me gje per ushtrine greke, veç se te marshoje ndaj veriut dhe te pushtoje krahinat e Korçes dhe Gjirokastres qe se bashku me ata te Himares, tash te pushtuar, do formonte ate pjese te Epirit mbi te cilen kish hedhe prej kohe syte dhe tani po plotesonte enderen e lakmuar, dhe qe me pas, me ngjarjet qe ndodhen ne te, mori nje emer te urryer qe dhe sot vazhdon permendet ne analet dhe ne pretendimet e pa vende te fqinit tone te jugut.

Po qe pati shkaktuar vendit kaqe e kaqe dem qysh nga dita e fitimit te atij emri te Vorio-Epirit !!

Ushtrite e Grekut, tani pa pengese, pushtojne vendin definitivisht dhe organizojne mbrojtjen e pushtimeve tyre me kufi lumin Vjosa dhe qafen e Llogorase, e jo me tutje, se shpallja e e vetqeverimit te shqiperise u a pati prishe planet e tyre djallezore te “Megal-Idese”! Kufite ruheshin keteje nga ne dhe ateje nga roje te shtetit te ri !

Mbritja e ushtrise se rregullt greke e pati shkrire pushtetin andarteks te Spiro Milos dhe ne fshaterat tona u vendos rendi i ri me post-komanda gjandarmerie dhe pushteti civil qe avash avash filloi te kryeje te gjitha funksionet. Per mbrojte te vendit u organizua mobilizimi i popullsise dhe dhjetra djem te vendit shkuan te kryejne sherbimin ushatrak ne Gjirokaster, nga ku shperndaheshin ne pikat e ndryshme te kufirit Greko_Shqiptar dhe kjo vazhdoi keshtu deri sa Fuqite e Medha vendosen ne Firence te Italise, kufite e shtetit tone deri ne hunden Shtillo per karshi Korfuzit.

Ky vendim detyroi greket te terhiqen nga zaptimi qe kishin bere te te fameshmit Vorio-Epir nga i cili s’u bente zemera te largoheshin. Po iken dhe lane vendin ne gjendje kaotike ne dimer te vitit 1913, se brenda atij viti ata rane perseri ne lufte me ish aleatet e tyre Bullgare qe donin me doemos te qendrojne e te sundojne qytetin e Selenikut, ne te cilen ushtrite e tyre ishin futur shtate ore me pas nga ushtrite Greke, qe i paten lejuar te hyjne, dhe ne gjithe Maqedhonine e Thraken perendimore.

Po Greket nuk e hanin dot dhe i shpallen lufte, e nxuaren ateje dhe ne betejat qe bene ne te ngushten e Kreshnes dhe ne Kiliks, e munden ushtrine Bullgare qe e paskej sulmuar dhe ushtria Serbe qe dhe asaj po i kishin rene ne qafe, duket, me do pretendime te pa vende ! Keshtu qe Bullgaret si aleate me Ballkanasit kishin fituar luften me Turqine dhe kish pushtuar Adrianopojen, tani qe u mbleksen me shoishoqin,perfitoi dhe Turqia,e sulmoi perseri dhe e mori Adrianopojen, qytet me rendesi !

Po ne pranvere te vitit 1913, Kurveleshi i poshtem dhe lumi i Vlores, te nxitur dhe nga shpallja e lirise ne Vlore e te revoltuar qe Junani qendron ende ne Breg-detin, vendosen edhe nje here tjater t’a sulmojne e t’a debojne nga vendi.

Ne mos genjehem, fuqi te grumbulluara ne Kuç i rane perseri Pilurit dhe kete here do kishin depertuar e do kishin zbritur ne vete Himaren, me gjithe qendresen e forte qe i u be nga gjithe burrat e Himares dhe te Pilurit e ndonje çete tjater nga fshaterat e tjera Qeparo e Kudhes, e ndosha dhe vune qe te gjithe te binin ne lufte se e kishin te drejte se luftonin per vatan e per familjet e veta. U vrane aty edhe nga Piluri, po u plagosen ato dite dhe Naqe Aliu, Kiço Sava, Leko Kosta,nga Qeparoi dhe te tjere nga fshaterat e tjera qe kishin mare pjese ne ate ndeshje. !

Po tamam ne kete kohe qe luftohej ne Pilur dhe Vanove, mbrohej qence qeveria provizore e Vlores me Ismail Qemalin, vene ne dijeni se Kurveleshi po luftonte Himaren, u shqetesua dhe dergon urdher ne Kuç qe te pushohej lufta me njehere, se çastet jane kritike, se ende Shqiperia nuk ka kufi te caktuar dhe s’eshte e leverdishme qe Evropa te informohet (Greket benin cdo gje kunder neve) se Shqiptaret bejne vella-vrasje !

Kjo ka qene nje gjest politik i dores se pare dhe fuqit’ e grumbulluara nuk e bene fjalen dy dhe u terhoqen nga tereni i pushtuar i Vanoves dhe nga kodrat e Pilurit dhe te kthyer ne Kuc, u shperndane nga kishin ardhur !

Pikerisht ate dite eshte vrare dhe Kiço Nikollori,rruges qe shkonte per Kudhes nga nje plumb i ftohte qe vinte duket nga shume larg, keshtu qe ai nuk mundi me te shkonte aty per ku ishte nisur.!

Siç thame, vendimi I Fuqive te Medha per largimin e trupave Greke nga Epiri qe ish inkuadruar brenda kufive te shtetit te ri tonit dhe qe u kish ndezur ne gryke, se s’mund t’a kllapitnin, i beri qe te mendojne nje marifet me qellim qe sundimi i tyre ne treven e kontesuar, te mos zhdukej !

Keshtu ata menduan te largojne fuqit’ e tyre te armatosura, po lane ne krahinat qe zbrazen, kuadro te ushtrise se tyre dhe shpallen Boterisht se Korca, Gjirokastra e Himara nuk pranojne vendimin e dhene dhe organizohen ne menyre qe keto te shpallen Autonome me emrin “Autonomia e Vorio- Epirit” nen kryesine e Kristaq Zografos, nje renegat nga Qestorati dhe me nje qeveri provizore me pjesemarjen e Spiro Milos per gjendarmerine, dhe kolonel Dhulin nga Nivice –Bubari, te ushtrise Greke, si Minister i Luftes se saj pjelle te intriges se Greqise !

Ne historikun e fshatit tone ne faqet XV deri VXIII kam pase shkruar dicka per mbi ate krijese, fameshuar e nga demet qe rrodhen prej sa, per nje kohe te shkurter, qe u mbajt me kembe, qe nga hinderllandi i Vlores e deri ne Korce, qe nga shkurti ivitit 1914 e deri sa pushoi se qeni, dhe kjo u realizua mbi nje vit kur Greqia beri mobilizimin per te u fute ne lufte per bri Aleateve,, Frances dhe Anglise, ne luften e pare Boterore !

Qeveria Greke e Venizellosit, me mobilizimin e bere e zgjati perseri pushtimin e trevave tona, i inkurajuar, duket dhe prej Aleateve ! Po mbreti Kostandin nuk donte te shpalle lufte Gjermanise se ish dhenderri i Kajzerit dhe qeveria Ra.

U bene zgjedhje te reja dhe fituan kundershatret e Venizellosit, po krahinat tona mbeten perseri te pushtuara nga Greket deri sa Italia, e joshur prej traktatit te Romes i braktisi shoket dhe hyri ne lufte ne majte vitit 1915 dhe ushtrite e saj zbarkuan ne Vlore e zaptuan te gjithe vendin deri ne Janine, po me pas u terhoqen dhe mbeten teje Vjoses ne vijen e kufirit te pare Grek-Shqiptar.

Zbarkimi dhe zgjatja e pushtimit Italian ne Ballkan u beri sigurimin e frontit aleat te Maqedonise nen gjeneralin Freng, Saraj ! Situata mbeti ashtu siç qe me treven tone te pushtuar nga Greket, se ata fituan ne zgjedhje dhe rrezuan Venizellosin, dhe ndonse per kete kishin premtuar popullit se do benin demobilizimin, e mbajten dhe bijte e vendit nen petkun e ushtarit Grek, po ruanin ne kufin e Tepelenes e Vjoses, mbane tjater te se ciles benin roje ushtret e Austro-Hungarise !

Traktati i fameshem i Londres, i paskej dhene te drejte Italise, te pushtonte Vloren dhe hinderallin e saj per shperblim te tradhetise qe u be shoqeve te saj, Perandorive qendrore Gjermanise dhe Austro-Hungarise !

Kete traktat te meshefte e nxori ne drite Revolusioni Rus qe publikoi aktet e mareveshjet sekrete qe kancelaria e Carit kish bere me Aleatet, e me zbarkimin e Italise, Aleatet urdheruan Greqine te terheqe forcat nga Vorio-Epiri dhe me shume dredhira, kjo u arrit ne vere te vitit 1918, dhe tani Italianet te sigurte se Toskeria u be e tyre ! PO, nuk i kishin bere mire llogarite, se Zot ne vend qene vete populli dhe kur u ngre ky e kerkoi largimin e tyre e ata s’deshen, u shtrenguan nga lufta qe u beri populli dhe e lane me dhune e u hodhen ne det nga vrulli sulmues i popullit !

Muza Popullore e ka kenduar mire dhe ngjarjen e thote:

Ç’eshte keshtu qe degjojme/ Behete dyfek ne Vlore…

Shqipetaret luftojne / me nje mbret dyzet milione…

(faqja 33 deri 38 ka dicka mbi c’thame me siper !)

Qershor 1983

Janko LL PALI dv.

Rradhe 260.

About Post Author