Vijmë më hapa tjerë:
Nga Ismet Tahiraj

Vijmë më hapa tjerë
Vallë s’vijnë ata
Në shtëpinë tënde
Të urojn dekorimet
Dhe pikturat dhe mobilet
S’vijnë lule që kavavirret
S’vijnë ata vallë
Në darken e luleshtrydhesh
Që drithëshin si një
Fletë turbine në ujë.
Ata tash bejnë ç’bejnë
Sa veta tubohën
Dhe merren a të veshin
Kravatë flutura apo
Kostum ose ,ose
Të traditës: shajakun e vjetër.
Udhën kur ata do ta marrin
Bie terri,e zbardhë drita.
Apo në mejhane I gjen
Kah I pëplasin duart
I thonë vijmë tjera herë
Kur ndizet zari I gurëve
Një tavë përplotë më mish…