Viktoria Xhako :Do ta thyej këtë të nëmur pasqyrë!


Viktoria Xhako

Ç’bluhej në dhomën e zhveshur të mendimeve të tua,
Unë nuk e di.
Mbase ujëra kënetorë vareshin nga muret e ftohta,
Që ti më pe nën një qiell gri?

Do ta thyej këtë të nëmur pasqyrë,
Me vete do ta marr mallkimin e saj.
Shpirtit tënd t’ia fshi avujt e zhgënjimit,
Të shndritshmin Diell të shohësh paskëtaj.

Por, të lutem, mos e thyej ti vazon e kristaltë,
Me aromën e njohur dhe ngjyrën e dashurisë.
Varrose thellë në zemër, pa kapak,
Le të lindet për ty një ëndërr e bardhë, sërish.

E premte 12 gusht 2011 ora 11:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
“TAKOHEMI NË QIELL” botuar në maj 2012

About Post Author