Viktoria Xhako: Udhëkryq me emra të ajërt


Viktoria Xhako

… udhëkryqi ynë…

Sepse edhe ne ishim pa peshë,
Ndonëse format e fjalëve i patëm të qarta.
E panjohura duhet zbuluar, më mësuan,
Por mjetet më mungonin, më mungojnë akoma.

Udhëkryqi, atje do të mbetet përjetësisht,
Edhe unë do të jem, ndonëse krejt pa identitet,
Duke të pritur, i dashur, të kthehesh nga pelegrinazhi,
I veshur me kapotën atavike të vetvetes.

Habitem se si mësuan të ecin pemët,
Habitem se si zogjtë krahë thyer çapiten në tokë,
Habitem se si sytë qëndrojnë varur,
Lavjerrës, mbi udhëkryqin e shenjtë, të vetmin në botë,

…Udhëkryqin tonë…


Tiranë, e mërkurë 21 maj 2014 ora 21:30

(ZHORZH SAND)
“MONOLOGU I ENIGMËS” botuar në maj 2015

About Post Author