Viktoria Xhako

23 maj 2012
Në sallën Sigal në Durrës u organizua promovimi i dy librave të mi.
Hyjnë në derë “Mjeshtri i Madh” Qemal Kërtusha bashkë me zonjën e tij të nderuar.
E befasuar, por e mrekulluar u dola përpara për t’i përqafuar.
– Prit pak, – tha këngëtari brilant, idhulli im që nga fëmijëria, – ne jemi të paftuar, a mund të marrim pjesë në këtë promovim?”
Përfytyrojeni se çfarë ndjeva unë. E përlotur, i përqafova, i mora përdore që të uleshin dhe u thashë:
– Nderi, që po më bëni me ardhjen tuaj është i paimagjinueshëm! –
Pastaj filloi promovimi. Pjesëmarrësit e mbajnë mend këtë episod.