Viktoria Xhako:Abazhuri i blertë…


Viktoria Xhako

Abazhuri i blertë…

Nën dritën e blertë të abazhurit mbi komodinë,
Konturet e jetës mundohej të fshihte nata.
Qepallat e syve përpëliteshin me dhimbje,
Të shihnin, të preknin atë që tërhiqej mbrapa.

Skorpionët e zemërimit gërryenin shpirtin,
Heshtja e frikshme përplasej në mure,
Përgjigjet – jehona thyheshin dhimbshëm,
Në honet e errëta të jetës absurde.

I blerti abazhur, pikëllim lotonte……

E shtunë 1 tetor 2011 ora 22:45
Viktoria Xhako
(ZHORZH SAND)
“TAKOHEMI NË QIELL” botuar në maj 2012

About Post Author