Viktoria Xhako
Ajo letër, që nuk erdhi kurrë….

Gjithë malli i botës u mblodh për atë pritje,
Horizontet u thyen nga pesha e saj,
Furtuna retë shpërndau me tërsëllimë,
Për t’ia fshirë lotët rrugës së bardhë.
Por malli nga sytë rrëzoi pikëllim,
Horizontet trupin drejtuan ngadalë,
Furtuna më tej eci, e vrarë, e mundur,
Prej pritjes kaq të gjatë, kaq të gjatë…
… Për atë letër, që nuk erdhi kurrë…
E diel 2 tetor 2011 ora 01:00
(ZHORZH SAND)
“TAKOHEMI NË QIELL” botuar në maj 2012