Viktoria Xhako:Diell fytyrë zbehtë


Viktoria Xhako

Qetësia e shpirtit tënd si frymë më vjen nga larg,
Në ditënetët shi, që heshtjen më lagin.
Somnambul shkoj tek i vjetri park,
Ku stoli i drunjtë është qullur, plakur,
Dhe pret, në agoni, dashurinë tonë.

Bliri krahët ka zgjatur ashtu të ngrirë,
Mbi flokët e mi, dhe shtrirë drejt teje,
Në të blertin përqafim, na mbështjell sërish,
Të dashurisë sonë, sa shkrepëtima e një rrufeje.

Horizontit iu këputën, shqyen, varën perdet e rënda,
Qielli sterrë e i pafund qëndron mbi ne.
I lodhur dielli fytyrë zbehtë do ngrihet lart, rutinë,
Dridhur nga tingujt e dhimbshëm të shpirtit tim, pa zë.

E martë 18 qershor 2013 ora 23: 15
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
“BUKË E HIDHUR” botuar në maj 2014

About Post Author