Viktoria Xhako:Ekuilibër


Viktoria Xhako

Sa më trishton kjo ditë që zbardh.

E zbehtë.

Gri.

Mes ditës e natës …

Unë zgjedh …

Malet e mendimeve mbuluar i ka dëbora,

Kujtimet treten, rënkime dhimbjesh,

Nata shpejton mbi shpatullat e mia,

Qirinjtë e fundit fiken … fiken …

Asgjë nuk kërkoj,

Përjetësisht pa kërkuar.

Ti u shfaqe, i dashur, si një rreze drite,

Për të ndriçuar qiellin tim të zbrazur.

Pa masë dhe peshë, në kohë pa dimensione,

Në dimër, a verë, nuk kishte rëndësi,

Dorën më zgjate ëmbël, buzëqeshur,

Me ngrohtësinë tënde,

Shkrive akullnajën e ngrirë të shpirtit tim.

Unë zgjedh …

Duhen ndalur sahatet e botës,

Nyje duhen lidhur akrepat e sekondës,

Fijet e kohës shtrëngoj fort në duar.

… Dhe zgjedh …

E mërkurë 17 gusht 2011 ora 22:45

(ZHORZH SAND)

“TAKOHEMI NË QIELL” botuar në maj 2012

About Post Author