Viktoria Xhako:Ëndërr e vrarë


Ëndërr e vrarë

(vazhdim)

S’e dija………
Prapa portës së ëndrrës,
Makthi më kish zënë pritë…….
………………..
Nga gjumi i vdekjes zgjohem lemerishëm,
Nga fundi i ferrit ngrihem e zbehtë, ngadalë.
Prek sytë, flokët. Nuk ndiej rrahjet e zemrës.
Mos jam një grusht pluhur, flakur matanë?

Mbledh copat e trupit tim kujdesshëm,
Në transparencën e një qeseje plastike.
Shkencës mund t’ia fal, po të jetë nevoja,
Nëse do t’u vlejë zemër munguar……….. që kur ti ike.

Sy çapëlyer vazhdoj ta jetoj atë ëndërr të çmendur ……..
Ah!……
Ti, po lexon në shpirtin tim të vrarë?
Po shoh sërish në syrin tënd……. lotin e bardhë?
………………………………………
Ditë e ngrohtë janari…… ish ajo ditë!!!

E shtunë 2 korrik 2011 ora 05:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
“TAKOHEMI NË QIELL” botuar në maj 2012

About Post Author