Viktoria Xhako:Kjo orë troket


Viktoria Xhako

Labirinteve të shpirtit diçka kris, kërcet, plasaritet.
Pëlcet kristali mbi bebëzat e kohës.
Pasqyra e rrudhur më prek sytë pa ngjyrë, pa jetë.
Kurajo nuk ka të m’i flasë moshës.

Fshehtas vrapoi ajo me trokun e kositjes,
Si hienë kafshoi, m’i shqeu ëndrrat e qeta,
Që virgjërisht më flinin në nënvetëdije thellë.

M’u trishtua edhe hëna, fytyrë zbehta.

Ajo, ngushëlluese, më vesh me pak flori,
Të verdha rreze më hedh përmbi flokë,
E më thotë të lutem, të lutem, që ti…
…Mos ma vrit besimin në pragun mrekulli.
Kjo orë troket, shkëndijë e fundit përpëlitet mbi tokë.

E enjte 6 qershor 2013 ora 19:00
(ZHORZH SAND)
“BUKË E HIDHUR” botuar në maj 2014 

About Post Author