kryqëzim paralele – meridianë
Globin përqafoj dhe faqen mbështes në lëmimin e tij,
Besoj, ëndërroj se ti e ndien atë.
Diku je në një kryqëzim paralele meridian,
Larg, larg, larg, jam unë diku.
Asgjë më nuk na afron tek ai breg,
Ku dallgët nuk më mbytën, po më vunë në gjumë,
M’i mbushën me bardhë blunë e përjetshme sytë
Dhe torbën e vogël, të vjetër, holluar fijesh, gjithashtu.
Ty, mbase, ëndrrat t’i nanurit gjumi,
Mbase ndonjë emër të ri pëshpërit nën zë,
Kthehesh mënjanë, batanijen tërheq supeve,
Lë pas vetëm çarçafë të bardhë, heshtje, asgjë.
Unë faqen nanuris në lëmimin e globit.
E enjte 21 nëntor 2013 ora 20:15
Viktoria Xhako
(ZHORZH SAND)
“BUKË E HIDHUR” botuar në maj 2014
