NË KLASËN TONË
Pa trokitur u fute në klasën tonë,
Nën sqetull mbaje një tufë poezi,
Me tëndin shikim të butë, të ngrohtë,
Ëmbël preke sytë e nxënësve të mi.
Me ndrojtje lexova vargjet e tua,
Ti veten prezantoje para nesh,
“Unë, biri yt, Kosovë,” komentova…
Dhe ti i yni u bëre përjetë.
Në glob janë shpërndarë nxënësit e mi,
Mbase takim s’do të ketë ndonjëherë,
Por emrin shqiptar me vete kanë marrë,
Dhe vargun tënd,
Me krenarinë e shqipes,
Në zemër kanë mbjellë.
E diel 22 korrik 2012 ora 23:45
(Botuar në “ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE ”, me 101 poezi)
VIKTORIA XHAKO

(ZHORZH SAND)
“TESTAMENTI” botuar në maj 2013