Viktoria Xhako

Nën bli
Një ditë do të vij aty tek ti,
Tek gjysmë adresa mbi zarf, e prishur,
Në bulevardin e heshtur do takohemi përsëri,
Tek bliri i vetëm që dikur na kishte pritur.
Në rrënjët e tij e mbolla zemrën time,
Pengun tim të vetëm, që të më kthejë tek ti.
Mbase s’do të ketë të bukura agime,
Nën tymnajë heshtjeje që, mbështjellë na ka të dy.
…
Mbase trishtueshëm do të shihemi në sy!
…
Por zemra ime rreh nën atë bli…
E premte 15 qershor 2012 ora 13:00
Viktoria Xhako
(ZHORZH SAND)
“TESTAMENTI” botuar në maj 2013