Viktoria Xhako:Rënkojnë yjet


Viktoria Xhako

Perëndoi dielli edhe sot pa ty.

Unë po aty,

Përskaj stacionit të humbur të trishtimit,

Të errët,

Pa emër,

Pa busull.

Iu lag zemra delfinit.

Me trenin e fundit e zhduke siluetën tënde,

Nuk e prite vetminë time,

Nuk e prite mallin tim.

Prandaj psherëtija dhe dorën ta mbaja,

Udhëve të shndritshme me njerëz plot,

Këndoja me ty “Zërat e natës”,

Dhe me yjet, që më shkëlqenin mbi gjoks.

Po ti nuk i sheh yjet,

Që rënkojnë e vdesin si delfinët,

Rrëzuar mbi detin pa jetë.

Prandaj dëgjoje timen frymë:

Ik, ik, ik!

Dhe lermë këtu, askund, vetëm.

E premte 4 maj 2012 ora 13:30

VIKTORIA XHAKO

(ZHORZH SAND)

“TESTAMENTI” botuar në maj 2013

About Post Author