Viktoria Xhako
Rrugë vertikale
Ajo, një dhomë e varfër ishte, në skaj rruge të botës së humbur,
Mure të verdha me lagështi, një tabelë e kuqe për t’i fshehur,
Dritare, ku me erën futej çdo stuhi,
Edhe pse një perde po e verdhë në të ishte nderur.
Unë ika prej saj, thithur nga një ciklon i marrë,
Zvarrë tërhoqa pak dritë, pak jetë, pak dashuri,
Të rikthehem luftoj me gjithë demonët,
Po edhe rrugët, vertikale para meje, më pengojnë, gjithsesi.
“Eureka” thirra me zërin ngrirë në fytin kallkan,
Ndërsa treni ynë, i yti, ikte mbi shina të kaltra.
Përkujdesjet, përgjërimet e mia për brishtësinë që mbiu atje,
Janë të cunguara…
Nuk janë të mjafta.
Viktoria Xhako
(ZHORZH SAND)
“BUKË E HIDHUR” botuar në maj 2014
