Viktoria Xhako:Sonet pafajësie



Viktoria Xhako

Sonet pafajësie

Kur ashpër do të fryjnë suferinat dimrit,

E zjarr në trup s’do të ndihet më,

Jeta do të derdhet në krahun tjetër,

Duke lënë si gjurmë pak pluhur argjendi,

E tjetër… asgjë!

Ngjyrat me vete ne do t’i marrim, pa një,

Grinë, të zezën, të kaltrën…

Të trishtuarën, të hidhurën, të ëmblën..

Mbi glob do të shpalosim vetëm të bardhën.

Kur bashkë ta mbyllim segmentin e hirtë të jetës,

Mbështjellë dyshimesh, pabesish, të pathënash fjalë,

Trupkërrusur do të ikim nga mosnjohja e vetes.

Por pas do të lëmë të madhen dashurinë tonë,

Dhe lotët e shelgut mbi lumë, që të derdhen ngadalë,

Pafajësinë tonë pikëllueshëm ta vadisin gjithmonë.

E shtunë 23 qershor 2012 ora 20:00

 (ZHORZH SAND)

“TESTAMENTI” botuar në maj 2013

About Post Author