Viktoria Xhako
Sytë s’i hapa dot

Dhimbjen prek, tek zbret ballit tim të vjetër.
Se u këputën e humbën rruazat e viteve,
Pragut tim i veshën psherëtimën,
Më zvarrisin konopët e zinj…. të mallkimeve.
Premtimet e tua m’i therën në ag,
Sytë e përgjumur s’i hapa dot,
Shkallëve të memorjes zbres pak nga pak,
Pamundësinë vras dhe më rigojnë lot.
E rraskapitur, tokës shkalafitem pa zë,
Se Diellin të gjithë po ma marrin, të gjithin.
Unë, hallkat e dëshpërimit nuk mund t’i thyej më,
Zërat e furtunës… më ushqejnë trishtimin,
Këtë mëngjes, të zymtë, gri.
E enjte 4 shtator 2014 ora 04:30
Viktoria Xhako
(ZHORZH SAND)
“MONOLOGU I ENIGMËS” botuar në maj 2015