Violeta Kadriu-ASKUJT MË DUKE I BESUAR


Violeta Kadriu

 

ASKUJT MË DUKE I BESUAR

E tretur, e harruar nga e gjithë bota,
duke pritur, e lënduar, pér një ditë më të mirë,
e përthyer, e grimëcuar, ashtu siç thehet në mijëra copash gota,
ah, sa e rëndë kjo pritje, pa shpresë, ah, sa e vështirë!

Pritje e gjaté, përplot ankthe e drithérime,
strukur në një dhomë të vetmuar,askujt më duke i besuar,
ditët e bardha e plot shpresë i shoh vetëm në vegime,
ah, sa po vuan e heq ky shpirti im i pranguar!

Mugulloi pranvera, çelën e u vyshkén gjethet,
unë ende në këté dhomë çeliku qëndroj e ngujuar,
sa e sa herë nga shpresë e vrarë, më zunë e s’ m’ u hoqën ethet,
nga dorë dinake e mizore, me pelin idhétuar!

Oh, ngritu shpresë nga varri vetëm për një dité,
se kush s’ po ma di hallin sa e vetmuar jam,
ma mbush kétë errësiré shpirti vetëm me pak drité,
se askush s’ po ma di sa derte e hidhërime né ,zemër kam!

A qe valë e lumit ajo që më vrau,
a qe erë e blirit ajo që mé pérthau,
a dielli i padritéruar,ai që më verboi,
a dashuri e pashijuar pranë Tij,ajo qé mé shkrumboi?!

Pér një dité të vetme njéqind vjeçe u plaka,
në pikë vere më ngriu acari, njékohësisht më poqi flaka,
në pranverat e viteve té mia përnjéheré lulet u thanë,
né kupé té kaltërsive ujore, sytë e mi shkretëtirën pané!

Ti m’ i the në piké të majit diellit tim ” fiku”,
frutit té dashurisë sonë,ende pa u pjekur” piku”,
ti m’ u the ujévarave té shpirtit” ndaleni gurgullimën”,
zogjve té të gjitha stinëve té mia” ndaleni cicërimén”!

VIOLETA KADRIU 8 shtator 2022 Podujevë

About Post Author