Violeta Kadriu
DO T’ VIJË NJË DITË
Do t’ vijë një ditë kur unë më s’ do të jem,
do t’ vijë një ditë kur as ti më s’ do të jesh,
prapë do t’ lulëzojë trëndafili e do t’ këndojë bilbili në gem,
vetëm jehona do i mbartë fjalët tona” Dua të të kem e të më kesh”!
Prandaj, s’ e kam ndërmend ta ndërroj dashurinë,
zemra një herë në jetë ka mund të më bëjë ” tak- tak”,
nuk e kam ndërmend ta dënoj zemrën pa lumturinë,
e ta venit shpirtin tim çdo ditë pak e nga pak!
Do t’ vijë një ditë kur do të tretemi nën dhe,
kur mbi varret tona do të’ na mugullojë bari,
kur s’ do të kesh kohë të më thuash e të t’ themë”Të kam e më ke”,
e prapë, pa na pyetur, do të vijë e do t’ shkojë behari!
Nëse nuk je ti,ç’ më duhet unë të jem,
kur në zemër tjetërkend nuk dua kurrë të kem,
kur dorë me aromë tjetër nuk dua kurrë të më prekë,
se mallin e dorës sate nuk mundet kush me ma hekë!
VIOLETA KADRIU 21 nëntor 2022 Podujevë- Kosovë
