Violeta Kadriu-E Buzëqeshur


E BUZËQESHUR

E buzëqeshur çdoherë do të jem,
gjerësa në shtegtimet e mia ty përkrah do të të kem,
gjerësa me mallë do e shijoj buzën Tënde prush,
që përpos Teje, të tillë s’di t’ ma dhurojë askush!

Çdoherë e buzëqeshur do e agoj ditën,
s’ do lejoj dashurisë për ty kush t’ ia ndalë rritën,
e buzëqeshur çdoherë pranë Teje mbrëmjen do e errë,
luleve të dashurisë sonë barin e keq duke ua herrë!

Buzëqeshja jote buzëqeshjen time ma çmend,
në dejt e shpirtit tim qëmoti ka zënë vend,
shpesh e pyes veten, athua të dua më shumë seç duhet,
buzëqeshjet Tona luajnë lojë , që vetëm në mes tyre mund të luhet!

About Post Author