E DIEL E HESHTUR
Është e diel e heshtur,
ditë e ëmbël e një jave,
papritur si flutur e bardhë më erdhe,
nga mendja s’ m’ u ndave,
nuk po e di, o Zot,
sot ç’ po ndodh me mua,
a mos kjo është ëndërr,
a zhgjëndërr, athua?!
Nga më erdhi, këtë të diel,
o Zot, kjo ndjesi,
sikur e kam shumë afër,
e ndjej frymën e tij,
aq thellë dorën e tij,
në qafën time po e ndjej,
duke më ledhatuar aq butë,
s’ di si ta rrëfej!
Ia ndjej erën e trupit,
tek më shtrëngon me zjarrë,
e unë, shtrirë pranë tij,
përpëlitem si e marrë,
athua, o Zot,
këto ndjesi nga m’ u zgjuan,
në sy më sollën lotë,
e shpirtin ma trazuan?!
Prapë shpirti m’ u trazua,
prehje s’ po mund të gjejë,
e kërkon shpirti yt,
afër kërkon ta ndjejë,
shpirti i dashuruar,
ligjet i bëka vet,
nga po u tërhiqka më shumë,
po u ngjitka si magnet!
