Violeta Kadriu
EGËRSIRË KARPATESH
Mos ma prek shqipen në ballë,
mos ma prek,
e kam margaritar të rrallë,
e kam të vetmën, e kam tek!
Mos ma trazo shqipen n’ flamur,
mos ma ngacmo,
e ruaj si shpirt shpirti,plot dritë e nur,
mos ma hidhëro!
Mos ia prej udhën shqipes mbi Atdhe,
mos ia pre’
e kam të të parëve qysh se kam le’,
qysh se kam le’!
Për ta ditur atdheu. ku e ke,
pyet baba e babëgjysh se ku t’ kanë le,
ty të sollën kopil nga Karpatet,
prej andej ku egërsia me sy s’ matet!
Atdheu yt kurrë s’ ka qenë Kosova,
Mitrovica,Prishtina, Llapi as Gjakova,
Drenica,Dukagjini e as Rugova,
këtu lindin trima që kurrë s’ thonë ” mbarova”!
Andaj,nëse s’ rri urtë, kthehu nga ke ardhë,
këtu i thonë shqip mollës mollë e dardhës dardhë,
mos u mundo në troje t’ mia kurrë të bëhesh Zot,
janë troje té të parëve, për jetë e për mot!
Mos më trazo,egërsirë, mos ma prish prapë gjakun,
kthehu mbrapsh e mos ma shkel kurrë pragun,
këtu i thonë bukës bukë e ujit kristal ujë,
janë trashëgim të shqipeve,s’ ia falim askuj’!
Dora ime ende që kullon gjak kurré ty nuk të shtrihet,
e zeza jote ndaj nesh,jo, jo, nga ne s’ përbihet,
ti çdoherë këtu do mbetesh mysafir i paftuar,
egërsirë e urryer,pushtues e i mallkuar!
VIOLETA KADRIU 14 tetor 2022 Podujevë- Kosovë
