Violeta Kadriu :Foto rinore


Foto rinore

( 15 vjeçare e gjysmë)

Duke shfletuar fotoalbumin,
dy pika loti më ranë,
kur një foto timen rinore
në të rastësisht panë!

U ndala, duke e shikuar s’ u ngopa,
nga garderobë e e thjeshté e ime,
ishin ato kohëra
kur nuk zgjidhnim në trup vezullime!

Në vend të garderobës,
na vezullonte shpirti, zemra,
shkélqimit né syté tané rinorë
i ngjiznim miliona emra!

Nuk kishte të pudrosura,
s’ kishte makijazh,
përveç rrobave ,qofté me aromé ftoi t’ parfumosura,
qé në shpirt na mbillnin mirazh!

Nuk kishte askund dredhira,
nuk kishte ligësi,
nuk pyetej: ” A po vini, a po vijna?
shoqéroheshim me bujari!

Dhuraté më e çmuar për mua kanë qené parfumet, lulet,
nga to,qé mbaja në dhomé
nganjéheré mysafiri s’ kishte ku ulet!

Dhoma e Babait, léné trashëgim
libra,romane plot,
ah, foto ç’ mé malléngjeve
më ktheve kujtimet mbrapa sot!

Ah, foto rinore,
sa më malléngjeve,
sa kujtime té émbla e të dhemshura,
né mendje prapé sot mé ktheve,
isha shumë e re,
ishe shumé i ri,
qé pér heré té paré
té kishim njéri- tjetrin simpati!

Sa éndrra i thurëm,
sa e sa né gjysmë i lamë,
ngado qé ne bashkë shkuam
e lamé nga një nam,
kénga joné buçiste,
nga zemrat rinore,
e né fytyrat tona ende dalldiste
pamja fémijérore!

A kthehen mbrapsht vitet,
a kthehet mbrapsht jeta,
nostalgjia sa vjen mé rritet,
kjo qenka e vërteta!

A kthehen té qeshurat,
gézimet,ngacmimet,hidhérimet,
a buzëquméshtet,ato té eturat
për nja- dy puthje,ledhatimet?!

Ah, rinia ime,
dashuri, mugullim i paré,
mé bére nga nostalgjia zemrén thérrime,
edhe pse nganjéheré mé ke béré pér t’ qaré!

VIOLETA KADRIU 29 Qershor 2022 

About Post Author