Violeta Kadriu-Gjyshet tona shqiptare


GJYSHET TONA SHQIPTARE

Gjyshet tona shqiptare kanë larë rroba me fi,
por, kurrë kush pisllëk në shtëpi nuk u ka gjetë,
me një lakror me fletë, 7, 8, 10 fëmijë kanë ngi,
vuajtjet e tyre as dheu s’ mund t’ i tretë!

Gjyshet tona të urta s’ kanë njohur erë parfumi,
në vend të tyre na kanë aromatizuar me borzilokë e ftonj,
janë aromatizuar me aromë lulemali e freski lumi,
në vend llaku t’ shkëlqyer, këna kanë vën në thonj!

Gjyshet tona të mira s’ kanë pasur shtroja mëndafshi,
ndonjëherë në vend shtroje, na kanë shtruar kashtë,
por, për nipër e mbesa, kurrë s’ iu është shuar afshi,
as për gjithé kéto blerime, të tokës sonë të lashtë!

Gjyshet tona të bekuara, ah, sa shumé kanë hequr,
e kanë merituar me plot të drejtë epitetin ” AMË”,
çdo dhimbje që kanë marrë nga jeta, me mirësi e kanë ndrequr,
askush nga goja e tyre s’ ka dëgjuar ofshamë!

Gjyshet tona shqiptare, me e pa xhubleta,
që na kané thurë ninula, për kreshnikë shqiptarë qysh n’ vegjëli,
në vend të përshëndetjeve t’ huaja, na mësuan fjalën shqipe ” Tungjatjeta”,
na mësuan se kemi veq një Atdhe tonin, të quajtur Shqiptari!

Gjyshet tona besnike ndaj familjeve të tyre,
që, me urtinë e dashurinë më të madhe i janë përkushtuar burrit,
që, në një shikim të dashur të tyre, janë parë në vend pasqyre,
ah, gjyshet tona të ëmbla arbërore, me zemër prej pambukut e gurit!

Gjyshet tona trimëresha, me diej nderi në ballë,
që, kur qe nevoja, luftuar përkrah me burrë,
që e deshën shumë lirinë, e e shijuan shumë rrallë,
në zemrat e shekujve trungilirë, yje që s’ do fiken kurrë!

VIOLETA KADRIU, 

About Post Author