Violeta Kadriu-Hapmani sonte derën,prindërit e mi


Violeta Kadriu

HAPMANI SONTE DERËN,PRINDËRIT E MI

Sikur të mund t’ ma hapje derën,Nana ime,
e t’ më thoje: ” A mujte,Letë?,
do më ktheje në zemër të humburat gëzime,
do t’ m’ i shtoje edhe dy jetë!

Hapma derën i dashur Baba,
mos më lë tek pragu më shumë të pres,
të ta dëgjoj edhe njëherë atë za’
e s’ do të pendohem nëse sonte vdes!

Jam rënduar nga mallëngjimi, mërzia,
sa herë në këtë derë unë trokas,
ose më presin,përcjellin motrat, vëllazëria,
nga malli Juaj pa zë bërtas!

Pse s’ po ma hapni Ju më këtë derë,
a s’ po më shihni se nga malli kam mbetë vjerrë,
apo vetëm te varret Ju po mund t’ më prisni,
n’ dyer të Parajsës të ju hapen Ju po trokisni!

Hapmani derën, Babë e Nanë,
prapë kam një lajm të mirë sonte me ju dhanë,
një lajm për suksese të mia nga letërsia,
prapë të ju gufojë zemra, si dikur, nga lumturia!

Po ku jeni,prindërit e mi, ku jeni,
copa- copash zemrën kështu që po ma theni,
vetëm sonte ktheni nga Parajsa, hapmani këtë derë,
të ju përqafoj me mallë,
t’ ngihem me Tuajën erë!

VIOLETA KADRIU, Nëntor 2022 Podujevë- Kosovë

About Post Author