Violeta Kadriu-KU JE, I DASHUR SONTE


Violeta Kadriu

KU JE, I DASHUR SONTE

Oh, përse ti sonte mua nuk mé vjen,
oh, përse në këtë natë të çmendur, t’ vetmuar mé len,
o pérse, kur po té pres me zjarrin e ndezur bubulak,
mos u frikéso se s’ ka ç’ të bëjé asgjë, as ky fillim dimër idhnak!

Oh, përse,përse sonte, me vetminë time t’ përballem,
nga ndjesi të përflakura, të digjem prush, té kallem,
mos u qajë, nëse ndonjé natë,si uné vuan i mbetur vet,
as atéherë,kur ndoshta né prag té késaj dere,
s’ do té ketë kush si unë që t’ pret!

A e di se, mungesa jote,
këtë natë sa dhimbje më shkakton,
ky tingull i violinës, o yll i kësaj bote,
sa po mé vret shpirtin e po më pikéllon,
ku je sonte, ku të errëson nata,
ku loz me ty era, ku të përflakë hana,
si kurré s’ m’ u shkrinë pér ty ndjesitë që pata,
ku sonte të deh melodia,ku té turbullon mendjen zana?!

Ku je, sonte, i dashur, ku je, ku je,
a je i gjallë mbi tokë, a mos i vorrosur ndokund nën dhe,
për frymën tënde sonte, më dogji fort malli,
po më han meraku, të shkretën për s’ gjalli!

Kush mund të ma shuajë për ty sonte mallin,
kush në vend tëndin do mé puthé buzën,ballin,
kush do m’ i përkëdhel në vend téndin,këto flokë të gjata,
Oh, sa e gjatë sonte po më duket nata!

Oh, përse kjo natë vrastare,për mua s’ ka mëshirë,
po më duket zemrën po më pjek dielli, ende pa gëdhiré!

VIOLETA KADRIU shtator 2022 Podujevë

About Post Author