Violeta Kadriu :Ku na tretën ato ndjesi të zjarrëta…


Violeta Kadriu

Sa shiu na trokiti e fërshëlleu në dritare,

e ne të dashuruar, pa ia ditur për të fare!

Zemrat tona njomështake, na rrihnin fort n’ krahëror,

si më e magjishmja n’ qafë t’ qengjit këmborë.

Ku na tretën vallë, tani, ato ndjesi të zjarrëta,

ah, si t’ i kthejmë mbrapsht ato kohëra të arta?!…

Nëntor 2021 Podujevë KOSOVË

About Post Author