Violeta Kadriu-KUR TË NISË ME ZBARDHË MËNGJESI


Violeta Kadriu

KUR TË NISË ME ZBARDHË MËNGJESI

Kur të nisë me zbardhë mëngjesi,
atëherë zemra ime mugullon,
kur përplas nga gjumi pupëlat e këndon këndesi,
atëherë shpirti im nga kënga gufon,
kur i thotë hana” Mirupafshim gjerë n’ ditën tjetër” diellit,
shpirti netët e shkuara me mallë kujton,
kur errësirën e natës kaltërojnë kaltërsitë e qiellit,
ah, zemra ime mallëngjyeshëm nga gëzimi loton!

Në atë kohë ,me lutje i drejtohem Zotit,
për një shpresë, një ditë më të mirë,
u themë barishteve, zogjëve” gëzonju motit”,
se po na çelë një ditë e dëlirë,
lus diellin të nxejë, të largojë vranësitë,
edhe gjumit i themë” ik”,
ndjehem e gjallë e e lumtur, i dashur mik,
për çdo pore jete shtoj dashuritë!

Kur të çelin luleblirët,
dije se kështu kam çelur kur ishe me mua,
nëse e sheh ndonjë të vyshkur,
dije se të tillë do më shohësh nëse m’ thua” s’ të dua”,
dhe mos harro,se kurrë s’ më ke lëshuar,
se duke fluturuar kisha shkuar,
ndokend tjetër do kisha lumturuar,
eh, shpirtin tim kisha shkrumbuar!

VIOLETA KADRIU 16 tetor 2022 Podujevë- Kosovë

About Post Author