Violeta Kadriu-MË LE NË MES TË NJÉ UDHËKRYQI


Violeta Kadriu

MË LE NË MES TË NJÉ UDHËKRYQI

Më le në mes të një udhëkryqi,
ku ndahen udhët,ato pa kthim,
me një çantë përplot vuajtje,
dhimbje e pikëllim mbi shpinë,
mbështolle prushin e dashurisë sonë
me mé të ziun trishtim,
bëre të bien gjethet në stiné vere,
në çdo fushé edhe lëndinë!

Më hudhe në udhëkryq, porsi njé leckë,
ende të prangosur nga dashuria,
sikur ato leckat që shpërndan era,
pas përdorimi të gjatë,
tani e kuptova shumë qartë
çfarë ngjyre paska pabesia,
ku t’ i gjej, vallë, tash ilaç
kétij shpirtit tim të fishkur e ngratë?!

Me mijëra, mijëra ëmbëlsi,
puthje e pérqafime,
sot boshllékut të kohës
amanet po ia lé në dorë,
lugut té dashurisé sonë,
mijéra té papérmbushura premtime,
le të béhen blozë e hi
në më të zjarrtin meteor!

” Lamtumirë” po të themë,
pa e kthyer kokén fare mbrapa,
” Lamtumirë” përgjithémoné,
o syri im i shkruar,
lotët që kam derdhë e po i derdhi,
le të m’ i thajë sot vapa,
përjeté në zemrén time,
do t’ mbetesh yll i paharruar!

VIOLETA KADRIU- 17 shtator, 2022- Podujevé- Kosovë 

About Post Author