Violeta Kadriu -Shpërthe fjalë e lirë sonte


SHPËRTHE FJALË E LIRË SONTE

Shpërthe Fjalë e Lirë sonte,
mos qëndro më e ngrirë,
mos ke frikë nga durimi,
të doli tradhtari më i nxirë!

Mos mbaj më gojën e mbyllur, Fjalë e Lirë,
bërtit sa të të fryhen dejtë,
se më se e vërtetë qenka thënia e dëlirë,
” Kush duron tepër, e aprovon edhe krimin krejt!”.

Mos dëgjo më durimin,
të doli më i keqi tradhtar,
mos i lësho rrugë, kthe mbrapsht hidhërimin,
që në gjithë këta shekuj na qe vrastar!

Mos e duro shpirt zullumqarin,
të të përdhosë farë e fis,
dritëroje e bekoje zemër luftëtarin,
mbahu e qëndro si më i forti lis!

Çaje edhe diellin e hanën, sonte Fjalë e Lirë,
çaji mes për mes,
le ta kuptojnë edhe ata se ç’ do të thotë rrebelimi,
se durimi yt më s’ ka kohë të presë!

Sonte Fjalë e Lirë, mos u përthe në valët e durimit,
thuaji me sa zë: ” S’ të fal kurrë më, dot,
je përgjegjës për të gjitha vuajtjet e netët e trishtimit,
e agimzezat pa rreze blerimi çdo mot!

Mos ma mbërthe më lakun në fyt,
se ky lak po më shurdhon veshët, po më verbon sytë,
po më ndal frymëmarrjen, po më ngjir zërin ky mallkimi yt,
e dalëngadalë të tërën po më mbytë!

VIOLETA KADRIU

About Post Author