Violeta Kadriu-U tregove i pabesë


Violeta Kadriu

U TREGOVE I PABESË

U tregove i pabesë,
sa s’ m’ i lujte mendtë prej kresë,
u tregove jo i fjalës,
i lakmove në dredhi ngjalës.

U tregove i paburrë,
më bëre të vuaj si askush kurrë,
varfënjak ishe e mbete në lirikë,
kurrë s’ e njohe fjalën ” romantikë”.

U tregove i padenjë,
kur nga zemra më shtrydhe çdo ndjenjë,
besës sate s’ i dole zot,
më mbushe shpirtin oqean me lotë.

Në veshët e mi shove çdo zë bilbili,
në mushkëritë e mia aromën e çdo trëndafili,
çdo përjetim të bukur hudhe në humnerë,
fjala ” të dashuroj” mbet kujtim në erë.

VIOLETË KADRIU, 19 nëntor 2022 Podujevë- Kosovë

About Post Author