Violeta Kadriu-Xhelozi


Violeta Kadriu

XHELOZI

Sonte xhelozi e çmendur
më ka errësuar sytë,
më kot të përfytyroj të vetëm,
në ëndërra më del vet i dytë,
më kot po e mundoj veten
a ka ilaç xhelozia,
një zë më përgjigjet “jo”,
jo, aty ku ekziston dashuria!

Duaj më pak, njeri,
nëse do më pak të xhelozosh,
mos mbaj mendjen në tradhti,
nëse do nga krimbi i xhelozisë të shpëtosh,
oh, të lutem më thuaj se më do sonte, më thuaj,
a po e ndjen se sonte sa po vuaj,
më shpëto nga kjo e çmendur katrahurë,
më thuaj” të dua” e mos e bëj zemrën gur!

Çfarë mund të ketë ajo tjetra
çfarë unë nuk e kam,
ku do t’ i hudhësh kujtimet e vjetra
e t’ i përziesh me të reja, aty ku unë nuk jam,
ku do i hudhësh të dashurisë gjithë ato letra
ku unë gjithëkund jam me ty,
apo ,vallë ,mendon se do i gjesh te tjetra,
që nuk di të të dashurojë si unë ty?!

VIOLETË KADRIU 11 nëntor 2022 Podujevë Kosovë

About Post Author